Protestuesit kanë lënë zonën përpara Kryeministrisë dhe kanë nisur një marshim nëpër rrugët e Tiranës, pasi policia nuk i lejoi të qëndronin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në krye të turmës prin një qytetar që mban flamurin, ndërsa pjesëmarrësit shoqërojnë lëvizjen me thirrje kundër qeverisë. Gjatë marshimit dëgjohen edhe slogane si “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.
Forcat e policisë po e ndjekin nga pas grupin e protestuesve, duke monitoruar lëvizjen e tyre në rrugët e kryeqytetit.
The post Nuk i lanë në bulevard, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, policia u vihet pas appeared first on GIJOTINA.