Skënderbeu ka shkaktuar surprizën në javën e 12-të të Kategorisë Superiore, duke mposhtur Egnatian, skuadrën që kryeson kampionatin.
Korçarëve u ka mjaftuar vetëm një gol, i realizuar që në minutën e dytë të takimit, për të marrë tri pikë të rëndësishme përballë rrogozhinasve.
Golin e vetëm të sfidës e realizoi Lagonidis, duke i dhënë avantazhin e hershëm skuadrës vendase.
Pas golit, Skënderbeu u organizua mirë në prapavijë dhe arriti të neutralizonte përpjekjet e Egnatias për të gjetur rrugën e rrjetës.
Miqtë provuan disa herë të reagonin, por sulmet e tyre nuk u konkretizuan me gol.
Situata u bë edhe më e vështirë për Egnatian në fundin e pjesës së parë, kur Aleksi u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me dhjetë lojtarë.
Pavarësisht përpjekjeve në vazhdim, kryesuesit nuk arritën të shmangnin humbjen.
Me këtë sukses, Skënderbeu merr tri pikë me shumë peshë në garën për renditje, ndërsa Egnatia humbet një mundësi të artë për të thelluar diferencën në krye të kampionatit.
Një fitore e madhe për korçarët dhe një hap fals për skuadrën rrogozhinase në javën e 12-të të Superiores.
The post Superiore/ Skënderbeu i shkakton suprizë Egnatias appeared first on GIJOTINA.