“Kryeministri është kot, hallin ma zgjidh veç Bela!“ Veliaj i shkruan letër Ballukut: Më ndihmo

Kryebashkiakiu i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj i është drejtuar me një letër publike, ish-zv.kryeministres Belinda Balluku duke i kërkuar që të mundësojë operacionin e tij të këmbës në Tiranë.

Në letrën e shkruar nga burgu ai shprehet se kërkesat e tij drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Drejtësisë Gogu dhe drejtoreshës së Burgjeve nuk kanë marrë përgjigje dhe tashmë hallin e tij mund ta zgjidhë vetëm Balluku.

Letra

Siç dihet publikisht, por edhe nga vartësit tuaj në IEVP Fier, po e kaloj izolimin ku më sollët para 1 muaji, me një këmbë të thyer dhe nevojë akute për operacion – kjo të paktën nuk është “sekret”.

Kërkesat e njëpasnjëshme në qeveri tek KM Rama, Min. Gogu dhe drejtoresha e Burgjeve kanë rënë në vesh të shurdhër.

Është evidente ajo që thonë të gjithë këtu, se “Kryeministri është kot, nuk merr dot më asnjë vendim” dhe se “hallin tënd e zgjidh veç Bela”. Ndaj, po dorëzohem edhe unë si gjithë shqiptarët e socialistët e po vij tek ju në ditën e Pranisë Besnike.

Ju kërkoj të aprovoni operacionin tim në Tiranë, pranë mjekut tim dhe familjes sime.

Socialisti “me duar të lidhura”.

The post “Kryeministri është kot, hallin ma zgjidh veç Bela!“ Veliaj i shkruan letër Ballukut: Më ndihmo appeared first on GIJOTINA.