Bllokohet qarkullimi Tiranë-Durrës! Ja segmentet që preken

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë së fundmi me një njoftim zyrtar, ku lajmëron të gjithë udhëtarët në lidhje me punimet që po kryhen në kuadër të projektit “Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës, Faza 3”.

ARRSH njofton se për shkak të punimeve, do të bllokohet përkohësisht qarkullimi i mjeteve në rrugën dytësore, përkatësisht në segmentin e Mbikalimit të Kamzës dhe atij të Kasharit.

Në të njëjtin njoftim të ARRSH-së, bëhet me dije se punimet do të fillojnë ditën e sotme dhe do të zgjasin deri nesër, më saktësisht nga ora 22:00 deri në 05:00.

Gjithashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar lajmëron udhëtarët se janë marrë masat e e nevojshme për menaxhimin e trafikut.

ARRSH njofton ndër të tjera se përgjatë kësaj periudhe të shkurtër që do të ketë bllokim qarkullimi të automjeteve, nuk do të mungojnë as sinjalistikat e përkohshme, të cilat ndihmojnë qytetarët dhe garantojnë sigurinë rrugore në akset ku po kryhen punime.

The post Bllokohet qarkullimi Tiranë-Durrës! Ja segmentet që preken appeared first on GIJOTINA.