“Rama, jep dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë pas marshimit në Tiranë

Pas disa orësh marshim në rrugët e kryeqytetit, me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe kërkesa për dorëheqjen e tij, protestuesit janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Qytetarët pritet të stacionohen sërish përpara Kryeministrisë, aty ku në nisje të protestës nuk u lejuan të zhvillonin tubimin.

Më herët, gjatë tentativës për t’u afruar pranë godinës së Kryeministrisë, pati edhe përplasje verbale mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë.

Pas marshimit në disa akse të Tiranës, protestuesit janë rikthyer në pikën ku kërkojnë të zhvillojnë protestën e tyre.

gijotina.com/

The post “Rama, jep dorëheqjen!”/ Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë pas marshimit në Tiranë appeared first on GIJOTINA.