Përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë shënuar edhe këtë ditë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku forcat e rendit kanë ndërhyrë për të larguar qytetarët që ishin mbledhur para Kryeministrisë.
Efektivët e FNSH-së dhe të forcës “Shqiponja” kanë krijuar një kordon policor, duke rrethuar protestuesit dhe duke i shtyrë me forcë drejt trotuarit pranë godinës së Kuvendit.
Gjatë ndërhyrjes janë regjistruar edhe disa shoqërime të qytetarëve me forcë.
Protestuesit kanë kundërshtuar veprimet e policisë, duke këmbëngulur se tubimi i tyre është paqësor dhe se kanë njoftuar për zhvillimin e tij. Ata kanë kundërshtuar largimin nga bulevardi, ndërsa ndërhyrjen e forcave të rendit e kanë cilësuar të pajustifikuar.
The post Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar appeared first on GIJOTINA.