Parashikimi i motit për sot, 19 Nëntor 2026

Vendi ynë do të përfshihet ditën e sotme nga masa ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu në disa zona të territorit.

Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet do të nisin me intensitet të ulët, ndërsa pas orëve të mesditës pritet të bëhen më intensive, duke arritur intensitet mesatar, kryesisht në zonat veriore të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të tyre, duke luhatur nga vlerat ditore nga 8°C më e ulët shënuar në zonat verilindore të territorit, deri në 26 °C më e larta që pritet të regjistrohet përkatësisht në qarkun e Elbasanit.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, era pritet të jetë më e fortë, duke arritur shpejtësinë deri në 20 m/s.

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim me forcë 3-5 ballë.

The post Parashikimi i motit për sot, 19 Nëntor 2026 appeared first on GIJOTINA.