Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet e raundit të 1/8-ve, në garë hyjnë edhe tetë ekipet e Superiores

Janë përcaktuar tetë skuadrat që kanë siguruar kualifikimin për në raundin e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë, pas përfundimit të ndeshjeve të fazës së 1/16-ve.

Kastrioti, Besa, Iliria, Pogradeci, Skënderbeu, Laçi, Flamurtari dhe Bylis fituan ndeshjet e tyre dhe siguruan një vend në fazën e ardhshme të kompeticionit.

Rezultatet e ndeshjeve të raundit të 1/16-ve të Kupës së Shqipërisë:

Kastrioti 5–2 Eagle FA

Besa 4–1 Korabi

Iliria 5–0 AF Luftëtari

Pogradeci 5–1 Kukësi

Skënderbeu 2–1 Apolonia

Laçi 3–0 Shiroka

Flamurtari 6–1 Butrinti

Bylis 2–0 Besëlidhja

Në raundin e 1/8-ve, garës i bashkohen edhe tetë ekipet e renditura nga vendi i parë deri në vendin e tetë në kampionatin “Abissnet Superiore” për sezonin 2025-2026, të cilat e nisin rrugëtimin në Kupë pikërisht nga kjo fazë.

Në bazë të përcaktimit të çifteve, ndeshjet e raundit të 1/8-ve do të jenë:

Egnatia – Kastrioti

AF Elbasani – Besa

Vllaznia – Iliria

Dinamo City – Pogradeci

Partizani – Skënderbeu

Tirana – Laçi

Vora – Flamurtari

Teuta – Bylis

Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste dhe gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë.

Ndeshjet e këtyre dy fazave do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, me nga dy takime për çdo çift.

 

The post Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet e raundit të 1/8-ve, në garë hyjnë edhe tetë ekipet e Superiores appeared first on GIJOTINA.