Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për denoncimin e Pandeli Majkos, për të cilin tha se nuk është aq naiv sa të ngatërroj ngatërrojë skenat erotike me skenat e tjera. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha pretendoi se ato video ekzistojnë dhe se do të dalin shumë shpejt.
Sipas Berishës këto video kanë si protagonist socialistët, ndërsa shtoi se kryeministri Rama ka përdorur një taktike të të veçantë, atë të njollosjes së secilit.
Sali Berisha: Po denoncimi Majko?! Ta garantoj unë ty, kaq naiv Gjinua nuk është që të ngatërrojë skenat erotikë me skenat e tjera. I keni edhe ato ju dhe do të dalin. Prandaj më mirë largohuni, se do të dalin. Çpo ndodh tani? Po ndodh ajo që ciliviu viu viu kush ja bën ja bën vetiu, thotë mençuria e popullit. Edi Rama ka përdorur një taktike të veçantë, taktikën e përlyerjes së secilit. Çfarë ishin 1 mln euro të Vlora Hysenit, ai vetë e kishe emëruar. Këshilltare e kishte patur, nuk mjaftonin këto.
The post Denoncimi i Majkos/ Berisha: Gjinoja nuk është aq naiv sa të ngatërrojë skenat erotike, do të dalin edhe ato appeared first on GIJOTINA.