Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.

Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë do të jetë jo më shumë se 163 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 151 lekë/litër.

Cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 ekë/litër për automjetet.

Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 109 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

The post Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina appeared first on GIJOTINA.