Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ironizojë PD-në gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke komentuar protestat kundër qeverisë dhe pjesëmarrjen e opozitës në to.
Edhe pse Rama vazhdimisht sulmon dhe ironizon studentët dhe qytetarët i cilësoi protestat kundër qeverisë si një fenomen të natyrshëm në demokraci, ndërsa e zhvendosi vëmendjen te opozita, duke pretenduar se ajo nuk gjen hapësirë dhe nuk pranohet nga vetë protestuesit.
“Dua ta nis me një fakt të cilin, është mirë ta dëgjojnë të gjithë, sidomos, në sfondin e gjithë kësaj zhurme që edhe progres raportin e BE, e ripërtyp në publik, si të ishte në fakt kundër kësaj qeverie., Në raportin e BE, ka një togfjalësh, që i thotë të tëra arsyet, pse ne jemi krenarë dhe do e vazhdojmë punën tonë.
KE i rekomandon Këshllit Evropian, që në vitin 2027, të nisë përgatitjet për traktatin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Nuk ka asnjë mundësi dhe asnjë lloj shansi, që ky rekomandim t’i bëhet Këshillit, nëse vendi do ishte ai që përpiqen me këmbë e duar, me britma, ata që në këtë sallë, kërkojnë të diskutojnë për protestën.
Të jesh në qeveri dhe të protestosh kundër qeverisë, është gjëja më e natyrshme, por të jesh në opozitë dhe mos të të pranojnë t’i afrohesh protestës, është gjëja më e dhimbshme. Vlen për të kuptuar çfarë janë këta, që nuk janë as fizikisht dhe as relevant në këtë vend”, tha Rama.
The post Rama ironizon PD-në: Të jesh opozitë dhe mos të të pranojnë në protestë, gjëja më e dhimbshme appeared first on GIJOTINA.