Kontrollet e ushtruara nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në ambientet e burgut të Fierit kanë çuar në zbulimin e disa dozave të dyshuara si lëndë narkotike e llojit hashash.
Lënda e dyshuar narkotike është konstatuar gjatë verifikimeve të kryera në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit.
Deri më tani nuk ka informacion të plotë mbi sasinë e lëndës së sekuestruar, vendin konkret ku janë gjetur dozat apo personat që mund të kenë lidhje me rastin.
Ndërkohë, pritet që të kryhen verifikime të mëtejshme për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.
The post Kontrolle në burgun e Fierit, gjenden lëndë narkotike appeared first on GIJOTINA.