I dënuar për trafik droge në Itali dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, sekuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 29 pasuri të Ilir Shehut, i njohur edhe si Ilir Pasholli, i dënuar më parë për trafik droge në Itali dhe nën hetim për një skemë të dyshuar kontrabande ilaçesh mes Italisë dhe Shqipërisë. Mes pasurive të sekuestruara janë kompani farmaceutike, automjete dhe prona të paluajtshme.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, në kuadër të një hetimi pasuror për të ardhura që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Sipas organit të akuzës, hetimet kanë zbuluar një skemë të dyshuar kontrabande ilaçesh nga Italia drejt Shqipërisë, ku dokumentacioni i mallrave manipulohej gjatë procedurave doganore.

Konkretisht, barnat bliheshin në Itali me fatura të rregullta dhe eksportoheshin me dokumentacion që pasqyronte sasinë dhe vlerën reale. Por gjatë zhdoganimit në Shqipëri, sipas Prokurorisë, deklaroheshin më pak produkte nga sa përmbante ngarkesa, duke bërë të mundur futjen e një pjese të ilaçeve në treg pa dokumentacionin përkatës.

Hetuesit dyshojnë se një pjesë e këtyre produkteve më pas legalizohej përmes operatorëve të tjerë, me qëllim fshehjen e origjinës së tyre.

Nga verifikimet pasurore ka rezultuar gjithashtu se Shehu zotëronte pasuri dhe biznese, përfshirë dy godina në Tiranë, për të cilat Prokuroria ngre dyshime se janë krijuar me të ardhura të pajustifikuara.

Në kuadër të masës së sekuestros janë përfshirë subjektet “Medicamenta”, “Mega Store”, “Unipharma” dhe “Italialba Pharma”, si dhe pasuri të paluajtshme e automjete të regjistruara në emër të tij dhe personave të lidhur.

Prokuroria dyshon se pasuritë nuk justifikohen nga burime të ligjshme të ardhurash dhe mund të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Tiranës:

Sekuestrohen me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit I.Sh., alias I.P. përfshirë subjektet ‘Medicamenta’, ‘Mega Store’, ‘Unipharma’ dhe ‘Italialbania Pharma’ si dhe tetë prona të paluajtshme dhe tetë automjete dhe prona të regjistruara në subjekte të lidhura me të.

Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.23, të nisur mbi bazën e akteve të përcjella nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mbi ankesën se ky shtetas dhe personat e lidhur me të zotërojnë një sërë pasurish të përfituara në mënyrë të paligjshme nga përfshirja në ativitetin kriminal të lëndëve narkotike, rezultoi se shtetasi I.Sh. alias I.P. ishte zbuluar nga autoritetet italiane si pjesë e një skeme të sofistikuar kontrabande me ilaçe mes Italisë dhe Shqipërisë.

Nga hetimet rezultoi se ai kryente blerje të ilaçeve në Itali me faturë zyrtare, ku regjistronte mbi 10 artikuj të ndryshëm farmaceutikë. Në momentin e eksportit për në Shqipëri, dokumentacioni kalon doganën italiane me vlerë dhe peshë reale. Në doganën shqiptare ndodhte manipulim pasi ruhej vlera dhe pesha por shkurtohej lista e artikujve, duke deklaruar vetëm 4 ose 5 produkte, ndërsa pjesa tjetër futej në tregun shqiptar pa dokumentacion të rregullt. Një pjesë e këtyre barnave, legalizohen nëpërmjet një operatori tjetër, me qëllim të fshihen gjurmët e origjinës së kontrabandës.

Ky shtetas rezultoi se krijoi një pasuri të ngritur mbi aktivitet kriminal dhe mungesë kontrolli institucional. Ai zotëron dy godina biznesi në Tiranë, të krijuar me kapital pas dënimit për trafik ndërkombëtar droge në Itali. Për më tepër, aksioneri italian i Medicamenta është një shtetas italian nën akuzë për korrupsion në vendin e tij. Pavarësisht këtyre fakteve, kompanitë e Shehut kanë operuar lirisht në tregun shqiptar, pa iu nënshtruar ndonjë kontrolli serioz pasuror ose ligjor, edhe pse ligji antimafia parashikon sekuestrim të pasurive për individë të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurisë se luajtshme të shtetasit I. Sh. alias I.P., rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se kjo pasuri e luajtshme, të jetë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Përfitim i mallrave të vjedhura”, “Pengmarrje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurisë të paluajtshme e të luajtshme të subjekteve si më poshtë vijon:

Pasuritë në emër të subjektit I.Sh., alias P:

Pasuria me nr. 211/1/59, Z.K 2119, vol. 12, fq. 12, Rurale 2,
Pasuria me nr. 53/84, Z.K 2735, vol. 9, fq. 219, Rurale 1,
Pasuria me nr. 211/1/46, Z.K 2119, vol. 10, fq. 237, Rurale 2,
Pasuria me nr. 211/1/45, Z.K 2119, vol. 10, fq. 236, Rurale 2,
Pasuria me nr. 211/1/42, Z.K 2119, vol. 10, fq. 218, Rurale 2,
Pasuria me nr. 211/1/48, Z.K 2119, vol. 11, fq. 76, Rurale 2,
Pasuria me nr. 211/1/72, Z.K 2119, vol. 12, fq. 149, Rurale 2,
Pasuria me nr. 211/1/91, Z.K 2119, vol. 14, fq. 8, Rurale 2.
Për subjektin: Mega Store shpk:

Pasuria me nr. 211/1/49, Z.K 2119, vol. 11, fq. 77, Ruale 2.
Pasuri të luajtshme: MEGASTORE:

Peugeot, vitprodhimi 2018,
Volkswagen Jetta, vitprodhimi 2015,
Mercedez Benz GLE 2019,
Skoda Kodiaq, vitprodhimi 2019,
Volksëagen Caddy, vitpordhimi 2018,
Volksëagen ID.3, vitprodhimi 2024,
Land Rover Defender,
Peugeot, vitprodhii 2018.
Sekuestrimin e subjektit:

‘I. Sh’, PF; subjektin ‘MEDICAMENTA’ shpk,
Subjektin ‘MEGASTORE’ shpk;
Subjektin I.Sh. PF;
Subjektin I.Sh. PF;
Subjektin ‘UNIPHARMA’ shpk; dhe
Subjektin ‘ITALIALBA PHARMA’ shpk.
Pasuritë në emër të subjektit H.Sh:

Pasuria me nr. 218, Z.K 3640, vol. 3, fq. 144, ZVRPP Elbasan,
Pasuria me nr. 221, Z.K 3640, vol. 3, fq. 146, ZVRPP Elbasan,
Pasuria me nr. 284, Z.K 3640, vol. 2, fq. 141, ZVRPP Elbasan,
Pasuria me nr. 175, Z.K 3640, vol. 3, fq. 103, ZVRPP Elbasan,
Pasuria me nr. 1001, Z.K 3640, vol. 4, fq. 8, ZVRPP Elbasan, dhe
Pasuria me nr. 100/8, Z.K 3640, vol. 4, fq. 16, ZVRPP Elbasan.

The post I dënuar për trafik droge në Itali dhe nën hetim për kontrabandë ilaçesh, sekuestrohen 29 pasuri të Ilir Shehut appeared first on GIJOTINA.