Politologu Ermal Hasimja, komentoi mbledhjen e Asamblesë së PS të shtunën e kaluar, ku Rama kërkoi përjashtimin nga partia të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.
I ftuar në News 24, Hasimja theksoi se Rama jo vetëm nuk do mosbindje në parti, por nuk duron dot as edhe perceptimin se mund të ketë mosbindje.
Sakaq, asambleja për të dukej si një rast vakie për të gjithë anëtarët aty, ndërkohë që e krahasoi edhe me një mbledhje të ish liderit irakien Sadam Hysein i cili çoi për pushkatim disa anëtarë të partisë së tij.
Ermal Hasimja: Ngjan me një mbledhje që zhvilloi Sadam Hysein në partinë e tij në fillim vitet 90’ apo fundi i viteve 80’. Është një moment që futet aty dhe në partinë tonë ka tradhtar. Ndez një puro në mes të mbledhjes të gjithë janë të vdekur nga frika dhe ;lexon emrat e disave dhe dilni. Kjo atmosferë në PS i ngjan kësaj skene. Nuk e dimë saktësisht pse u përjashtuar Plarent Ndreca dhe Spiropali. Dmth, aty thjesht nuk bëhen më diskutimet, ide programe. Jemi sa vite drite larg asaj KPD të PS. Jemi shumë larg asaj. Nuk ka më asnjë pretendim për demokraci t ë brendshme në parti.
Kemi kryetarin e PS, Rama, nuk do mosbindje, as perceptimin e mosbindjes. Edhe ne po të na pyesësh çfarë ka bërë Spiropali, nuk e dimë. Ajo që i dhemb Ramës, është perceptimi që nuk e drejton 100% partinë. Gjithë aty në sallë ishin të sikletosur. Dukej si një vaki. Secili që ka qenë në sallë e ka ndjerë veten keq, edhe duke dalë në kamera.
Rama i ka bërë të gjithë pjesëmarrës në atë ekzekutim publik të Spiropalit dhe Ndrecës.
Rama është në paradoksin e liderit që rëshket drejt paranojës. Kërkon bindje absolute. Sa më shumë e kërkon, nga ana tjetër e bën të padurueshëm PS. Kjo paranojë për bindje absolute krijon më shumë pakënaqësi aty brenda. Në momentin e parë që Rama do ndjehet në vështirësi, janë po ata njerëz që e duatrokisin…
The post Ermal Hasimja: Asambleja e PS-së si vaki, ngjan me mbledhjet e Sadam Hysein! Rama nuk do mosbindje appeared first on GIJOTINA.