Rikthehet në mesjavë Kupa e Shqipërisë: Do të luhet në dy ditë, fokusi tek Skënderbeu dhe Laçi

Me përfundimin e ndeshjeve të Kombëtareve, vjen momenti për futbollin shqiptar. Këtë mesjavë rikthehet Kupa e Shqipërisë për ndeshjet e turit të 1/16-tave, të cilat janë me tek takim, pra eliminim direkt.

Fokusi më i madh pritet të jetë tek Skënderbeu dhe Laçi, dy skuadrat e Superiores që do të luajnë në fushë të martën me Apoloninë dhe respektivisht Shirokën. Shkak i kësaj zhvendosjeje bëhet që skuadrat të kenë kohë për të rikuperuar për sfidat e fundjavës.

Të mërkurën, vëmendja do të jetë tek pretendentët si Besëlidhja, Pogradeci, Flamurtari, Besa dhe Kukësi. Të gjitha duelet do të luhen në të njëjtën orë, 13:00.

KALENDARI 

E martë, 17 nëntor 

Skënderbeu – Apolonia, 13:00.

Laçi – Shiroka, 13:00.

E mërkurë, 18 nëntor (Të gjitha në orën 13:00)

Kastrioti – Eagle Football

Besa – Korabi

Iliria – Luftëtari

Pogradeci – Kukësi

Flamurtari – Butrinti

Bylis – Besëlidhja

The post Rikthehet në mesjavë Kupa e Shqipërisë: Do të luhet në dy ditë, fokusi tek Skënderbeu dhe Laçi appeared first on GIJOTINA.