Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura, mësohet të jetë shoqëruar me debate dhe tone të ashpra nga kryeministri Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij Rama ka kritikuar deputetët dhe drejtuesit socialistë për mungesën e mbështetjes në momentet e presionit politik dhe protestave.
“Ku ishit ju kur Tirana u dogj?”, mësohet t’u jetë drejtuar ai të pranishmëve, duke shtuar: “Më latë vetëm, menduat se mbarova!”.
Kritika ka pasur edhe për qëndrimet e socialistëve në rrjetet sociale, ndërsa Rama ka theksuar se protestat nuk janë vetëm kundër tij, por edhe kundër Partisë Socialiste.
gijotina.com/
The post “Nuk protestojnë kundër meje, por kundër jush”, Rama kritikon të tijtë: Më latë vetëm, ku ishit kur Tirana u dogj? appeared first on GIJOTINA.