Në media po qarkullojnë së fundmi lajme se Afrim Qëndro ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Lajmet për largimin e tij vijnë vetëm pak muaj pasi mori drejtimin e këtij institucioni, në shkurt të vitit 2026, duke zëvendësuar në këtë post Dallëndyshe Bicin.
Megjithatë, pretendimet e publikuara në media janë mohuar nga vetë Qëndro. Sipas burimeve për Report TV, të cilat kanë kontaktuar me të, në përgjigjen e tij ai është shprehur se: “Nuk ka asgjë zyrtare deri më tani”.
Edhe burime të Report TV nga punonjësit e IKMT-së bëjnë me dije se Afrim Qëndro vijon të jetë në detyrë. Këtë e konfirmon edhe aktiviteti i tij në rrjetet sociale, ku mëngjesin e sotëm ka publikuar pamje nga puna që IKMT po zhvillon në terren.
Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për largimin e tij nga detyra. Mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një vendim të mundshëm shkarkimi apo nëse lajmet për dorëheqjen e tij janë të pavërteta.
The post Lajmet për dorëheqjen e Afrim Qëndros nga IKMT, reagon vetë drejtori: Nuk janë të vërteta appeared first on GIJOTINA.