UEFA ka përzgjedhur arbitrat e ndeshjes me Bjellorusinë, që kuqezinjtë do ta luajnë ditën e diel në fushë asnjanëse, në Budapest të Hungarisë.
Kjo sfidë që përcakton se kush do të zërë vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C të Nations League, u është besuar arbitrave kroatë.
Igor Pajac është arbitri kryesor, ndërsa asistentë të tij janë Bojan Zobenica dhe Ivan Mihalj.
Arbitër i 4-t është Patrik Pavlesic, kurse në sistemin VAR do të jenë Mario Zebec dhe Fran Jovic, të gjithë nga Kroacia.
Igor Pajac, 41 vjeç, është një arbitër me eksperiencë të konsiderueshme në arenën ndërkombëtare.
Këtë sezon arbitri i lindur në Zagreb ka gjykuar ndeshje në kompeticionet europiane, edhe në Champions League (Lens-Sporting Lisbone).
Shqipërisë do t’i mjaftonte edhe një barazimin në sfidën që do të luhet në Budapest për të ruajtur vendin e parë, pasi ka dy pikë diferencë me Bjellorusinë.
The post Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac appeared first on GIJOTINA.