Ernest Muçi fenomen! I ‘detyron’ turqit që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, feston edhe Trabzonspori

Ernest Muçi ishte një prej protagonistëve absolutë në fitoren e rëndësishme të Kombëtares Shqiptare ndaj Finalndës me rezultatin 2-0.

Sulmuesi kuqezi shënoi një gol magjik në minutën e 35 duke ngritur peshë të gjithë ‘Arenën Kombëtare’ që shpërtheu në festë.

Por nuk ishin vetëm tifozët kuqezinj që iu gëzuan Supergolit të Ernest Muçit. Edhe Trabzonspor dhe tifozët e tij kanë festuar për spektaklin e dhuruar nga futbollisti i Kombëtares me klubin turk që e shprehu përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Urime për futbollistin tonë Ernest Muçi, i cili shënoi golin e parë për skuadrën e tij në ndeshjen ku Shqipëria mposhti Finlandën 2-0 në Ligën e Kombeve”.

Në postim vërehet edhe një koment, i cili ka fituar shumë pëlqime.

“Ai shënoi një gol të pabesueshëm. E pashë të gjithë ndeshjen. Muçi është në një tjetër nivel. Mashallah, vazhdo njësoj!”.

Turqit po e ndjekin Kombëtaren e Shqipërisë me vëmendje të madhe. Dhe shkak është bërë pikërisht Muçi, që i shpërbleu mbrëmë me gol.

 

The post Ernest Muçi fenomen! I ‘detyron’ turqit që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, feston edhe Trabzonspori appeared first on GIJOTINA.