“Rama, jep dorëheqjen!” Thirrjet pushtuan stadiumin “Air Albania”, Balla reagon me gjeste fyese ndaj tifozëve shqiptarë

 Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shfaqur duke u drejtuar me gjeste fyese tifozëve shqiptarë në stadiumin “Air Albania”, gjatë ndeshjes Shqipëri-Finlandë, pasi mijëra të pranishëm brohoritën në kor “Rama, jep dorëheqjen”.

Revolta e tifozëve shqiptarë nuk u ndal as në stadium, ku mijëra prej tyre vijuan thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur Balla reagon ndaj thirrjeve të tifozëve, të cilët kërkonin largimin e kryeministrit Edi Rama.

Sipas pamjeve të publikuara, socialisti shihet duke u nxjerrë krahun tifozëve shqiptarë, ndërsa ata brohoritnin “Rama, jep dorëheqjen”. Ndeshja përfundoi me fitoren 2-0 të Shqipërisë, por thirrjet kundër Ramës dhe reagimi i Ballës tërhoqën vëmendjen përtej rezultatit sportiv.

The post “Rama, jep dorëheqjen!” Thirrjet pushtuan stadiumin “Air Albania”, Balla reagon me gjeste fyese ndaj tifozëve shqiptarë appeared first on GIJOTINA.