Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta në Fier, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar, 59-vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kreshpan-Cakran”, ku dy personat janë përfshirë në një konflikt që ka përfunduar me përdorimin e thikës.

Raportohet se, 59-vjeçari dyshohet ka goditur me thikë 55-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë për të cilat është nevojitur ndërhyrja mjekësore.

I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar 59-vjeçarin, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

 

The post Sherr me thika në Fier/ Plagoset 55-vjeçari, arrestohet autori appeared first on GIJOTINA.