Shpërthimi me tritol i makinës së punonjëses së Bashkisë në Elbasan, arrestohet një prej autorëve

Një 17-vjeçar është ndaluar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka vendosur lëndën plasëse në automjetin e shtetases Alba Duhanxhiu, punonjëse e Bashkisë Elbasan.

Sipas Policisë, ngjarja ndodhi më 5 nëntor 2026, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan, ku automjeti në pronësi të Alba Duhanxhiut u shpërthye me lëndë plasëse.

17-vjeçari B. H. dyshohet se është bashkautor në vendosjen dhe shpërthimin e lëndës plasëse në automjet.

Ndërkohë, Policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe përcaktimin e përgjegjësive penale të secilit, nën drejtimin e Prokurorisë.

 

The post Shpërthimi me tritol i makinës së punonjëses së Bashkisë në Elbasan, arrestohet një prej autorëve appeared first on GIJOTINA.