Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 165-të të revoltës së studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Edhe gjatë protestës së sotme nuk kanë munguar gjobat ndaj pjesëmarrësve. Pavarësisht se tubimi është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe nuk është raportuar asnjë incident apo përplasje, policia ka ndëshkuar me gjobë një tjetër të ri.
Kujtojmë se kjo është dita e 165-të e protestës, ndërsa studentët vijojnë të refuzojnë dialogun me kryeministrin Edi Rama, duke këmbëngulur në një kërkesë të vetme: largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.
gijotina.com/
The post Qytetarë e studentë para Kryeministrisë, policia gjobit të riun, edhe pse protesta ishte e qetë (VIDEO) appeared first on GIJOTINA.