Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

Natyra antipopullore dhe fytyra policore e e qeverisjes nuk ka se si duket më mirë se sa në tenderin që do të raportojmë. Bëhet fjalë për prokurimin “Investime pilot për transformimin e infrastrukturës së shërbimeve dhe rritjes së standardit të jetës në komunitet: “Përshtatje e mjediseve për akomodimin e “Njësisë së Sigurisë Publike Shkodër”.

Ironi e madhe duke përdorur fjalën komunitet, kur një hotel luksi destinohet për akomodimin e policëve. Tenderi me fond limit 19,690,326 lekë të reja pa llogaritur TVSH, është mbajtur më 4 gusht 2026, ndërsa fituesi është shpallur më 27 gusht.

Me firmën e drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, që varet direkt nga kryeministri Rama, paratë do të shkojnë në arkën e RSM COMPANY. Kjo është firma e vëllait të oligarkut Ndue Kola, ish-deputet i PS-së.

The post Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë appeared first on GIJOTINA.