Armand Duka përgëzon kuqezinjtë U-19 për fitoren 4-0 ndaj Qipros: Bravo edhe U-17 për barazimin me Suedinë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka përgëzuar përfaqësueset kuqezi U-19 dhe U-17 për rezultatet e arritura në ndeshjet e tyre.

Përmes një mesazhi, Duka ka vlerësuar fitoren bindëse 4-0 të Kombëtares U-19 ndaj Qipros, duke veçuar lojën, vendosmërinë dhe dëshirën e futbollistëve për të marrë tri pikët.

Ai ka përgëzuar gjithashtu trajnerin Tafaj për suksesin e arritur me këtë grupmoshë.

Në mesazhin e tij, kreu i FSHF-së nuk ka lënë pa vlerësuar as Kombëtaren U-17, e cila ka barazuar 0-0 përballë Suedisë. Duka e ka cilësuar këtë një barazim të vyer, duke marrë parasysh forcën e kundërshtarit.

Dy rezultatet janë një sinjal pozitiv për të ardhmen e futbollit shqiptar dhe punën që po bëhet me ekipet kombëtare të moshave.

Mesazhi i plote:

“Urime çunave kuqezi të ekipit kombëtar U-19 për fitoren bindëse 4-0 kundër Qipros. Ju përgëzoj për triumfin, por edhe për lojën, vendosmërinë dhe dëshirën për të marrë tre pikët në këtë ndeshje. Bravo çuna, bravo trajneri Tafaj!

Dua të përgëzoj edhe kombëtaren U-17 për barazimin e vyer 0-0 përballë një kundërshtari të fortë si Suedia”.

gijotina.com/

The post Armand Duka përgëzon kuqezinjtë U-19 për fitoren 4-0 ndaj Qipros: Bravo edhe U-17 për barazimin me Suedinë appeared first on GIJOTINA.