Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar

Gjykata ka vendosur të lërë në burg Robert Dukën, i dyshuar për grabitjen e bankës në zonën e Komunës së Parisit.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, Duka ka mohuar përfshirjen në ngjarje, duke deklaruar para gjykatës se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar dhe duke kundërshtuar provat e paraqitura nga Prokuroria.

Ai ka pretenduar se automjeti i shfaqur në pamjet e kamerave të sigurisë, të cilin Prokuroria e ka paraqitur si provë, nuk e lidh atë me grabitjen.

Pavarësisht pretendimeve të tij dhe mohimit të përfshirjes në ngjarje, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij.

The post Grabitja e 60 mijë eurove në bankën pranë Komunës së Parisit, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar appeared first on GIJOTINA.