Deputetja e PS, Sara Mila pas daljes nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion tha se është thirrur si person në dijeni, në lidhje me dyshimet për korrupsion zgjedhor në Elbasan.
Ajo u shpreh se është e gatshme të bashkëpunojë me SPAK sa herë që të jetë e nevojshme, duke theksuar se beson te ligji.
“Jam person në dijeni kam dhënë dëshminë time dhe ky kalvari i hedhjes baltë të politikës së vjetër do të përfundojë. Sa herë SPAK të ketë nevojë për dëshminë time do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme si nje person që beson mbi ligjin dhe mbi cdo gjë tjetër”, tha deputetja e PS.
Ndërkohë e pyetur nga gazetarët nëse iu përgjigj prokurorëve nëse ka pasur apo jo korrupsion zgjedhor në Elbasan, Mila preferoi të mos përgjigjej duke u larguar.
The post Deputetja e PS, Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë appeared first on GIJOTINA.