Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

Erind Goçlari dhe familja e tij është ndihmuar pas fushatës bamiirëse të hapur në Angli, ku janë mbledhur mbi 119 mijë paund. Fushata është iniciuar nga Daniel Nikolla, i cili tregon se familja e të riut jeton në kushte të vështira ekonomike dhe ka nevojë urgjente për rikonstruksionin e banesës.

Erindi humbi nënën nga kanceri në vitin 2018, kur ishte ende fëmijë, ndërsa sot jeton me të atin, vëllanë dhe motrën. Në përshkrimin e fushatës thuhet se 17-vjeçari mori pjesë në protestat kundër kryeministrit Edi Rama, dhe më pas u gjobit nga Policia e Shtetit me 5 milionë lekë të vjetra.

Sipas organizatorit të fushatës, i riu nuk ka mundësi ekonomike për ta paguar këtë gjobë. Daniel Nikolla thekson se fondet e mbledhura do të përdoren për rikonstruksionin e banesës, me qëllim që Erindi dhe familjarët e tij të kenë kushte normale jetese. Në këtë mënyrë familja kërkon vetëm një banesë dinjitoze, ndërsa deri më tani shuma vazhdon të jetë gjithnjë e më e lartë.

gijotina.com/

The post Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund appeared first on GIJOTINA.