Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

Viola Haxhiademi është larguar nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Në vend të saj, në krye të institucionit është emëruar Algert Luzi, i cili pritet të marrë drejtimin e korporatës.

Haxhiademi mori drejtimin e KESH-it pas largimit të Erald Elezit.

Ajo ka mbajtur më herët edhe detyrën e Sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pak ditë më parë ajo u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme lidhur me dosjen e Belinda Ballukut.

The post Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet appeared first on GIJOTINA.