João Pinheiro është përzgjedhur nga UEFA për të drejtuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Finlandës, e vlefshme për javën e pestë të Grupit 1 në Ligën C të UEFA Nations League.
Arbitri portugez, 38 vjeç, do të jetë ai që do të vendosë drejtësinë në një përballje të rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët synojnë të marrin një rezultat pozitiv.
Pinheiro është një emër i njohur në arenën ndërkombëtare dhe gjatë muajve të fundit i janë besuar disa ndeshje me rëndësi të veçantë.
Megjithatë, paraqitjet e tij të fundit në fushën e lojës kanë ngritur pikëpyetje, pasi në disa raste performanca e gjyqtarit portugez nuk ka qenë në nivelin e pritshmërive për duele të këtij kalibri.
Tashmë mbetet për t’u parë se si do ta menaxhojë ai sfidën Shqipëri-Finlandë, ku çdo vendim arbitrar mund të ketë ndikim të rëndësishëm në ecurinë e takimit.
The post Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve appeared first on GIJOTINA.