Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil, institucion që e drejtonte prej fundit të vitit 2021.

Et’hemaj njihet si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe njerëzit më të besuar të ish-zëvendëskryeministres dhe ish-Ministres Belinda Balluku, duke u konsideruar shpesh në rrethet mediatike si njeriu kyç për “mbarimin e punëve” në sektorin e aviacionit.

Largimi i tij vjen në një moment mjaft delikat, kur emri i tij dhe i ish-ministres janë përmendur në disa prej dosjeve më të nxehta që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare të dorëheqjes së Et’hemaj.

The post Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil appeared first on GIJOTINA.