Finlanda udhëton drejt Tiranës për ndeshjen vendimtare ndaj Shqipërisë në Ligën e Kombeve me idenë e qartë se për të është një finale e mirëfilltë.
Nëse fiton ndaj kuqezinjve, ajo ka të garantuar një nga dy vendet e para në grup, ndaj për të ndeshja e të enjtes në “Air Albania” është ajo ku vendoset fati i edicionit në Ligën e Kombeve, meqë më pas pret San Marinon në shtëpi.
Trajneri Jakob Fris ka grumbulluar 25 lojtarë për këto ndeshje. Debutues është mesfushori i Magdeburg, Luka Hyrylainen. Ndërkohë, qendërmbrojtësi Robert Ivanov dhe mesfushori Fredrik Jensen kthehen në ekip pas një kohe të gjatë.
Oliver Antman i Anderlehtit dhe Natak Skyta i Kaizerslauternit kthehen në ekip, pasi munguan në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimesh.
The post Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë appeared first on GIJOTINA.