Babai i reperit të njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, është paraqitur paraditen e kësaj të marte në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Bashkim Rajku është thirrur për të dhënë dëshminë e tij në kuadër të procesit gjyqësor ndaj anëtarëve të grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.
Në të njëjtin proces, më herët ka dëshmuar edhe djali i tij, reperi Noizy.
Çështja lidhet me një sërë ngjarjesh kriminale që janë bërë pjesë e hetimeve pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani.
Ky i fundit, përmes deklarimeve të dhëna para autoriteteve, ka zbuluar detaje për disa krime që dyshohet se janë kryer nga grupi i Laert Haxhiut.
Mes ngjarjeve të përmendura në dëshminë e Tafanit është edhe vendosja e një sasie tritoli në lokalin në pronësi të reperit Noizy.
Dëshmia e Bashkim Rajkut është pjesë e shqyrtimit gjyqësor të kësaj dosjeje, ndërsa procesi ndaj të akuzuarve vijon në Gjykatën e Posaçme.
The post Babai i Noizy-t paraqitet në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut appeared first on GIJOTINA.