Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

Një person është arrestuar nga Policia në Kamëz, pasi dyshohet se lëvizte i armatosur.

I arrestuari është identifikuar si shtetasi Zyber Bami.

Gjatë ndërhyrjes së uniformave blu, atij i është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar si kokainë.

Sipas policisë, 42-vjeçari ishte dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Arma e zjarrit, municioni dhe lënda e dyshuar narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari appeared first on GIJOTINA.