Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka kaluar një moment shumë të vështirë pas ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Dinamos këtë fundjavë.
Drejtuesi i klubit korçar ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë pasdites së djeshme dhe është transportuar me urgjencë në Tiranë, ndërsa është mësuar se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në zemër. Burime konfidenciale pranë tij bëjnë me dije se operacioni ka përfunduar me sukses, duke sjellë lajme inkurajuese pas shqetësimit të krijuar për gjendjen e tij shëndetësore.
Takaj shfaqi probleme pas duelit që skuadra korçare zhvilloi të dielën e kaluar ndaj Dinamos dhe u transportua menjëherë në spital. Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, atij i janë vendosur dy stenda në arteriet koronare, për të trajtuar problemin kardiak.
gijotina.com/
The post Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër appeared first on GIJOTINA.