Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

Këto janë biletat e prenotuara nga 11 shtatori deri në 16 tetor 2026. Nga tabela del se preferenca kryesore mbetet “Kelvin Travel”, që duket se është agjencia personale turistike e drejtorëve të policisë. Nga Haga në Helsinki, nga Londra tek Roma, Vjena, Bled, Ankara, Strasburg, Luksemburg, San Marino, Lisbonë, Madrid, Berlin, Caserta, Romë, Xhenova, Amsterdam Këto destinacione i gjetëm vetëm në dy muajt e fundit, në bazë të biletave të blera nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Duke iu referuar këtyre të dhënave, me një sondazh duke zgjedhur një udhëtim, gjejmë se biletat janë blerë me çmim të kripur në shumëfish të tregut. Konkretisht, veçojmë blerjen e 4 biletave Tiranë-Londër vajtje ardhje, të porositura më 14 tetor 2026. Nuk jepen detaje për kohën e nisjes, por vlera e biletave është e dyshimtë. Katër bileta për 163,900 lekë të reja ose 1801 Euro! Duke e krahasuar me tendera të tjerë në të njëjtën kohë, kjo shifër është minimalisht 64 mijë lekë më e lartë.

Megjithatë vendosëm t’i referohemi tregut. Për muajin nëntor bëmë një kërkim për fluturimet e linjës Tiranë-Londër-Tiranë. Biletat më të lirat nëse porositim për nëntorin, nisin nga 3 mijë lekë. Ndërsa më të shtrenjtat shkojnë deri në 338 euro, po nuk e arrijnë vlerën me të cilën i ka porositur Policia e Shtetit. Nga verifikimi rezulton se ka edhe blerje biletash me tendera ku nuk tregohet destinacioni. Pra, duket si një agjent sekret që para nisjes blen biletë tek “Kelvin Travel”. Bileta ka kushtuar 78900 lekë të reja. Meqenëse blerja është bërë më 4 gusht 2026, mund të hamendësojmë se udhëtimi ka qenë për në Dubai apo në një vend tjetër të nxehtë.

The post Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve? appeared first on GIJOTINA.