Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike Nikola Kedhi u shpreh se duhet ‘të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një, shpëtimi i Shqipërisë dhe largimi i Ramës’.

 Kedhi: Kakofoni ka sepse është teknika që përdor propaganda. Diktaturat përdorin disa lloj mjetesh ose autokracitë. Njëra është censura totale përpara 1990 kishte censurë, ndërsa kjo autokraci elektorale e dekadës së fundit përdor një teknikë tjetër që është ai i konfuzionit të përhershëm. E mbingarkon qytetarin me informacion. Një pjesë e informacionit të rremë. Në mënyrë që qytetari të ngarkohet me këtë informacion dhe të mos kuptojë se cila është e vërteta fshehur mes gjithë këtij masiviteti informacioni që i hidhet.

Marrim për shembull. Një incident i vogël që mund të ndodhë dhe lajmi i ditës ne të gjithë mediat e regjimit është ai incident i vogël dhe jo gjithë elementët e tjerë të protestës. Ose merret një incident dhe përgjithësohet duke thënë që duke bombarduar qytetarin duke i thënë që kjo është e vërteta. Ose detyron atë të fokusohet vetëm tek ky incident. Ndërkohë, në fakt nuk ka asnjë konflikt të qenësishëm mes grupimeve të ndryshme që protestojnë. Natyrisht lëvizja është studentore, por në mbështetje të studentëve janë ngritur më në fund dhe ky është lajm i mirë, grupime të ndryshme shoqërore.

Dhe një prej këtyre grupimeve politike, është Partia Demokratike. Pa diktim. Demokratët kanë protestuar 13 vite dhe kur shumë kush nuk protestonte për arsye nga më të ndryshmet, kryesisht frika nga pasojat që do të vinin nga reagimi i regjimit por sot demokratët janë shumë të lumtur që në shesh përveç tyre janë edhe grupime të tjera. Dhe ne e kemi dhënë disa herë që në do bëjmë ç’është e mundur që të ndihmojmë studentët që t’ia dalin në këtë lëvizje që ata kanë iniciuar. Ne jemi në mbështetje të tyre dhe do të vazhdojmë të jemi me te gjithë format, qoftë duke i mbrojtur nga gazi, nga dhuna çnjerëzore policore, nga shkopinjtë, nga plumbat e gomës, qoftë me ndihmë ligjore siç e kemi bërë në fakt. Janë mbi 50o të rinj të ndihmuar nga ekspertët ligjorë të PD dhe janë sot në shtëpitë e tyre. Dhe natyrisht do ti ndihmojmë edhe në shesh me numra dhe me pjesëmarrje sa më të madhe.

Një gjë është e vërtetë që vetëm një bashkim i të gjithë flukseve të ndryshme, mund të rrisë presionin në maksimum dhe të detyrojë autokratin të zmbrapset. Unë bëj një pyetje. Dhe mendoj që është një pyetje logjike për të kuptuar me qëllimin e një veprimi. Kush përfiton nga ai veprim. Dhe në qoftë se bëjme këtë pyetje për përçarjen e protestës. Përfituesi i vetëm është Rama. Dhe ne të gjithë grupimet që protestojnë nuk do të duhet ti‘ bëjmë qejfin autokratit, duke u përçarë apo duke u marrë me dallimet që kemi, skepticizmin që mund të kemi, me pakënaqësitë që mund të kemi me njëri – tjetrin por do të duhet të dalim mbi këto dallime, ti lëmë mënjanë për momentin dhe të gjejmë elementët e përbashkëta ne kauzën e përbashkët që ne kemi. Qëllimi është një: shpëtimi i Shqipërisë dhe largimi i autokratit. Një qeveri teknike që të përgatisë vendin për zgjedhje të lira dhe të ndershme në mënyrë që më pas qytetarët shqiptarë të zgjedhin lirisht aleternativën që i bind ata më shumë.

The post Revolta e rinisë, Kedhi: Të lëmë mënjanë dallimet, qëllimi është një: shpëtimi i Shqipëris dhe largimi i Ramës appeared first on GIJOTINA.