Bayern Munich triumfon 2-1 përballë Mainz në transfertë, një sukses i rëndësishëm që mban ekipin e Kompany në krye të tabelës në kuotën e 21 pikëve, po aq sa edhe B.Dortmund. Kimmich zhbllokoi sfidën me një super gol në minutën e 14-të, me mesfushorin që lëshoi një goditje të fortë në kufijtë e zonë duke dërguar topin në trekëndësh, i shërbyer nga Harry Kane. Mainz bezdisi jo pak Bayern, madje në minutën e 40-të gjetën golin e barazimit, por VAR i prishi festën duke anuluar gjithçka për pozicion jashtë loje.
Kjo ishte ndeshja e 5-të radhazi që Harry Kane nuk shënon, por me dy assiste brenda 90-minutash, “bomberi” anglez justifikon veten duke u ngjitur në kuotën e 8 assiteve, si asnjë tjetër në Gjermani. Mainz u përpoq të rikthehej në lojë, por goli i erdhi vonë, në minutën e 93-të pa mundur t’i prish festën Bayern.
The post Harry Kane thyen rekord edhe kur nuk shënon, bëhet “mbreti i assisteve” appeared first on GIJOTINA.