Përplasjet brenda Partisë Socialiste vijojnë të shoqërohen me deklarata dhe mesazhe ironike në rrjetet sociale. Këtë herë ka qenë Elisa Spiropali ajo që ka reaguar përmes një postimi, duke iu referuar deklaratave për një përpjekje për puç ndaj pushtetit.
Ish-ministrja ka publikuar një imazh të krijuar me Inteligjencë Artificiale, ku shfaqet e veshur si partizane, me flamuj kuqezi në sfond. Pamja e saj sjell në vëmendje edhe figurën e revolucionarit kubano-argjentinas Che Guevara.
Fotografinë Spiropali e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”, një mesazh që duket si ironi ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Edi Rama për armiqtë dhe përpjekjet kundër pushtetit.
Postimi vjen në një moment kur përplasjet dhe pakënaqësitë brenda kampit socialist janë bërë gjithnjë e më të dukshme, pas edhe reagimeve të Erion Veliajt ndaj kryeministrit Rama, të cilin e akuzon për persekutim politik.
gijotina.com/
The post Spiropali nis “luftën” në stilin e Che Guevarës: Thanë se puçi dështoi, por unë sapo kam nisur appeared first on GIJOTINA.