Bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës, policia gjobit edhe 12 qytetarë

Policia e Tiranës ka gjobitur 12 qytetarë që morën pjesë në protestën e zhvilluar pasditen e së enjtes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me argumentin se kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj secilit prej tyre është vendosur një masë administrative prej 5 mijë lekësh, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, të miratuar më 28 tetor 2026.

Uniformat blu pretendojnë se protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë në rrugë, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura të efektivëve, të cilët u kanë kërkuar përmes megafonit të lirojnë hapësirën për kalimin e automjeteve.

Pas vendosjes së gjobave, policia ka referuar materialet procedurale në Prokurori për veprime të mëtejshme.

The post Bllokuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës, policia gjobit edhe 12 qytetarë appeared first on GIJOTINA.