Studentja që u bë zëri simbol i rinisë në këtë protestë, Samanda Toçka me anë të një mesazhi në rrjetet sociale i bën thirrje gjithë qytetarëve të mos tremben nga gjobat e pushtetit për tubimet, por të dalin në protestë.
akaq, lajmëron studentët për shkak edhe të zhvillimit të mësimit, se protestat do përqëndrohen të mërkurave dhe të shtunave.
Samanda Toçka: Studentë dhe qytetarë nuk duhet të tremben nga gjobat e protestës, pasi të protestosh është e drejta e secilit. Marr shkas dhe nga thirrjet që është bërë nga faqet studentore organizimi i protestës do jetë të mërkurën dhe të shtunë për shkak që pjesëmarrja të jetë më masive dhe për faktin se një pjesë e tyre kanë zgjedhur të mos ndjekin më bojkotin por të kthehen në mësim. Protesta vazhdon dhe asnjë nga qytetarët nuk do tërhiqet.
gijotina.com/
The post Aktivistja Samanda Toçka mesazh studentëve: Gjobat nuk na trembin dhe nuk na e heqin dot të drejtën për të protestuar! appeared first on GIJOTINA.