Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 04:30 në lagjen nr. 13, në rrugën dytësore në Durrës.

Sipas policisë, 39-vjeçari G. Gj., banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit, sqarimin e rrethanave dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.

The post Aksident fatal në Durrës! Humb jetën pasagjeri, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja appeared first on GIJOTINA.