Një grup protestuesish zhvendosen në sheshin “Skënderbej” pas marshimit drejt fakulteteve

Një grup protestuesish janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, pas marshimit që zhvilluan më herët drejt disa fakulteteve në Tiranë. Protestuesit u nisën nga Universiteti Politeknik dhe marshuan drejt Fakultetit Ekonomik dhe atij të Inxhinierisë, ku u bënë thirrje studentëve t’i bashkohen tubimit.

Gjatë marshimit, ata u kërkuan studentëve të bojkotojnë mësimin dhe të dalin në protestë. Pas ndalesave pranë fakulteteve, protestuesit u zhvendosën drejt sheshit “Skënderbej”, ku disa prej tyre janë mbledhur për të vijuar tubimin.

gijotina.com/

The post Një grup protestuesish zhvendosen në sheshin “Skënderbej” pas marshimit drejt fakulteteve appeared first on GIJOTINA.