Nga Brukseli, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje për dialog protestuesve në Tiranë që prej më shumë se dy javësh, e refuzojnë këtë ftesë. Shefi i qeverisë, i cili me sa duket “nuk i dëgjoka” thirrjet për dorëheqje, tha se detyra e tij buron nga kontrata me votuesit dhe protestuesit nuk përfaqësojnë të gjithë popullin shqiptar.
“Unë jam një njeri që gjithmonë, ju e dini, kërkoj të debatoj, të përballem me njerëzit, të sfidoj e të sfidohem, por nuk është e lehtë kur thua ‘’po proteston’’, për çfarë? Do të dëgjohesh? Eja. Dua t’ju dëgjoj, dua të flas më ju. “Jo nuk duam t’ju dëgjojmë, nuk duam të flasim me ty, duhet të ikësh”. Më fal, por nuk ma dhatë ju këtë punë. E kam këtë punë, më është dhënë nga populli shqiptar dhe kam një kontratë kështu që eja, le të flasim. Jam gati t’ju dëgjoj. “Jo, jo”! Pra nuk flasim, nuk ka dialog, nuk ka diskutim, por thelbi i çështjes është që ndryshe nga vende të tjera, kjo fazë e re dhune ka si karakteristike një numër shumë të ulët njerëzish, nuk është se është populli shqiptar në rrugë, janë shumë më tepër njerëz”, tha Rama.
Kryeministri tha se sfida është që njerëzit të kuptojnë cakun e lirisë së tyre, ndërsa qeveria kupton se kërkesat e njerëzve tejkalojnë atë që ekonomia prodhon.
A ndikohem? Po ndikohem, sepse po përpiqem të kuptoj si të bëj më shumë dhe si të bëj më mirë dhe Shqipëria po ecën shumë mirë kur vjen fjala për shifrat, për rritjen, kur vjen fjala për rrugëtimin europian, kur bëhet fjala për turistët që po vijnë e kur bëhet fjalë për shumë gjëra. Por nga ana tjetër është shumë e qartë, njerëzit duan më shumë nga ajo çfarë krijohet prej ekonomisë. Dhe ajo është ajo çfarë po përpiqemi të trajtojmë”, tha Rama.
gijotina.com/
The post Rama nuk paska dëgjuar, u ‘ridërgon’ protestuesve ftesën nga Brukseli: Jam gati t’ju dëgjoj! appeared first on GIJOTINA.