Berisha: Rama kërcënoi Veliajn për t’ia dorëzuar çelësat bashkëhajdutit Arbër Hajdari

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shigjetuar Arbër Hajdarin, emri i të cilit doli në letrën që Erion Veliaj publikoi, ku pretendoi se kryeministri Rama i kishte kërkuar që t’ia kalonte bashkinë pikërisht atij.

Në një konferencë për mediat, Berisha akuzoi Hajdarin si një bashkëpunëtor që vjedh me Edi Ramën.

Po ashtu Berisha deklaroi se Arbër Hajdarit eshte person qe përfiton nga ndarja e ndihmave dhe pasurive publike.

“Mbrëmë qytetarët u njohën me letrën e të burgosurit Erion Veliaj, ku informonte se padrionoja, në fakt Koleka i ringjallur apo Kristaq xhelati i ringjallur kërcënonin të burgosurin me 100 vite burg në rast se ai nuk do ti dorëzonte çelësat e bashkisë bashkëhajdutit të Edi Ramës, Arbër Hajdarit, i cili duhet ta pranojmë që është një nga mëkatarët e mëdhenj, se në shpërndarjen e atyre ndihmave, 3 lugë i merr për vetë një ia le të tjerëve. Ai tani duhet ti dorëzojë këtij, që nuk është farë punonjës bashkie. Ky është një grosist që ndan toka prona pasuri me Edi Ramën direkt, publike. Ndaj dhe të gjitha këto akte dëshmojnë degradimin total dhe moral të Edi Ramës”, tha Sali Berisha.

Reagimi i Arbër Hajdarit dje (2 nentor)

Kujtojme qe diten e djeshme, Arbër Hajdari reagoi për luftën e hapur Rama-Veliaj. Veliaj pretendon se Rama e ka kërcënuar në burgun e Fierit, përmes ministrit të Drejtësisë Toni Gogut, që të heqë dorë nga bashkia Tiranë dhe t’ia delegojë detyrën Arbër Hajdarit.

Hajdari shprehet se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori penale-politike dhe as nuk ëndërron të punësohet nga Erion Veliaj.

“Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!

Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!

Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.

Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”

The post Berisha: Rama kërcënoi Veliajn për t’ia dorëzuar çelësat bashkëhajdutit Arbër Hajdari appeared first on GIJOTINA.