Ka nisur dita e 21 e protestës së studentëve, ndërsa të rinjtë kanë vijuar përpjekjet për të zgjeruar pjesëmarrjen në lëvizjen e tyre.
Një grup të rinjsh është futur në ambientet e Universitetit të Arteve, ku u është drejtuar studentëve me thirrjen “Bashkohuni me ne!”.
Ata kanë kërkuar bojkotimin e procesit mësimor dhe bashkimin e studentëve me protestën që prej 21 ditësh vijon kundër qeverisë.
Pas Universitetit të Arteve, studentët janë futur në Fakultetin e Drejtësisë.
“Rama në Burg, Berisha në burg”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Bashkohuni me ne”, ishin thirrjet e tyre.
Të rinjtë kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se kërkesa e tyre për dorëheqje mbetet e panegociueshme.
The post Protesta studentore/ Të rinjtë hyjnë në Universitetin e Arteve dhe bëjnë thirrje për bojkot: Bashkohuni me ne! appeared first on GIJOTINA.