Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar për kutinë me kartëmonedha euro, të zbuluar në materialet e dosjes së SPAK-ut, gjetu në vilën e Dhërmiut e fshehur në emër të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Në një reagim publik, Salianji ka kërkuar sqarime për origjinën dhe pronësinë e parave, duke kërkuar nga SPAK-u të verifikojë nëse ato janë kontrolluar fizikisht dhe kujt i përkasin.
Ai ka kërkuar gjithashtu përgjegjësi politike nga kryeministri Edi Rama dhe transparencë nga Partia Demokratike për materialet e dosjes që kanë mbërritur në Këshillin e Mandateve.
Reagimi i Salianjit:
Miliona Euro para xhepi në kuti, ndërsa qytetarët me vështiresi mbyllin muajin!
Shqipëria nuk duhet të jetë bankomat për pushtetin!
Një kuti plot me euro. Tufa-tufa me kartëmonedha 50-euroshe. Një vilë luksoze në Dhërmi. Dhe një dosje e SPAK që ngre pikëpyetje të rënda për pasurinë e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Kjo është fytyra e një pushteti që u kërkon sakrifica qytetarëve, rrit taksat, rëndon sipërmarrjen dhe profesionet e lira, ndërsa në dosjet e drejtësisë dalin pasuri, vila luksoze dhe shuma të mëdha parash që kërkojnë shpjegim.
Ndërsa shqiptarët luftojnë për të mbyllur muajin, Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi politike për skandalet korruptive që kanë përfshirë njerëzit e tij më të afërt.
Si janë krijuar këto pasuri? Nga kanë ardhur këto para? Kush i ka siguruar dhe kujt i përkasin?
Nuk mund të qeverisësh një vend duke u kërkuar qytetarëve të shtrëngojnë rripin, ndërsa pasuria e pushtetarëve rritet në mënyre té frikshme.
Ky rast nuk eshte vetem çështje përgjegjësie politike por dhe morale dhe ligjore.
Rama nuk mund të fshihet pas heshtjes, as të bëjë sikur nuk ka përgjegjësi për njerëzit që ka promovuar, mbrojtur dhe vendosur në krye të qeverisë.
SPAK duhet t’u japë përgjigje qytetarëve:
* A janë verifikuar fizikisht paratë që shfaqen në fotografi?
* Kujt i përkasin dhe nga e kanë origjinën?
* Pse nuk ka ende masa sigurie personale për përgjegjësit, nëse provat e administruara e justifikojnë këtë, ndërkohë që qytetarë janë arrestuar edhe për shuma prej 35 mijë lekësh të vjetra?
Edhe Partia Demokratike ka një detyrim publik!
Të bëjë transparente për qytetarët materialet e dosjes, të plote sic ka ardhur tek keshilli i mandateve, dhe të largojë çdo hije dyshimi se aty mund të ketë prova apo komunikime që implikojnë drejtues të lartë të saj në marrëdhënie korruptive apo pazare politike.
Transparenca nuk mund të jetë selektive. Drejtësia nuk mund të ketë standarde të dyfishta. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.
Shqipëria nuk është bankomati i pushtetit. Dhe shqiptarët nuk janë këtu për të paguar faturat e luksit të qeveritarëve!
Pushteti i Edi Rames eshte kalbezuar ne cdo qelize dhe largimi i tij nje ore e me pare eshte shpetimi per Shqiperine
The post Kutia me euro në vilën e Ballukut, reagon Salianji: Shqipëria nuk është bankomat i pushtetit, njerëzit mezi mbyllin muajin! Rama të mbajë përgjegjësi appeared first on GIJOTINA.