Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij

Një aksident ka ndodhur në Has, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij është plagosur.

Sipas policisë viktima është shtetasi A. Q., 46 vjeç, i cili ishte drejtuesi i mjetit, ndërsa i plagosur mbeti vëllai i tij, shtetasi V.Q 38 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Krumë/Informacion paraprak

Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç (drejtuesi i mjetit), ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

gijotina.com/

The post Aksident në Has, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij appeared first on GIJOTINA.