Media italiane “Il Fatto Quotidiano” i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku studentët kanë vijuar edhe sot tubimin përpara Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Përplasjet kanë zgjatur rreth 30 minuta. Një pjesë e protestuesve është tërhequr, por marshimi ka vijuar edhe mes reshjeve të shiut, në drejtim të Kryeministrisë.
Një pjesë e artikullit i kushtohet edhe përpjekjes së opozitës, të drejtuar nga Sali Berisha, për t’iu bashkuar protestës së studentëve. Sipas medias italiane, kjo nismë është kundërshtuar nga të rinjtë, të cilët kanë artikuluar thirrjen: “Opozita jemi ne!”. Studentët kanë krijuar madje edhe një kordon për të penguar afrimin e militantëve të opozitës.
Media italiane raporton gjithashtu se pranë Ministrisë së Arsimit janë dislokuar forca të shumta policore. Artikulli ndalet edhe te masat e paralajmëruara nga qeveria shqiptare ndaj protestuesve, përfshirë gjoba që mund të arrijnë deri në 5,500 euro për personat përgjegjës për akte dhune.
gijotina.com/
The post “Opozita jemi ne!”/ Gazeta italiane pasqyron protestën në Tiranë: Studentët kundërshtojnë përfshirjen e PD-së appeared first on GIJOTINA.