Këtë të shtunë pritet të mbahet protesta e radhës kombëtare përpara Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë.
Deputeti i PD-së në Shkodër, Kliti Hoti, është shprehur se Shkodra do të jetë në mbështetje të studentëve, që sipas tij kërkojnë vetëm rotacionin politik dhe largimin e qeverisë.
“Suporti i të gjithë shkodranëve për studentët, në këtë fazë është një domosdoshmëri. Sa më shumë të jemi ne me suport për studentët, aq më shumë do të jenë ata të palëkundur me kërkesat e tyre, që në fund të fundit janë kërkesat e të gjithë shqiptarëve. Është një kërkesë, rotacioni politik dhe ndryshimi i kësaj qeveria. Këtë duan shqiptarët, këtë duan studentët dhe ne duhet t’i mbështesim ata. Edhe Shkodra është gati për t’i dhënë mesazhin e fundit kësaj qeverie të korruptuar.
Ai do të bëjë çfarë ka në dorë për të frikësuar studentët. Por është duke ndodhur efekti i kundërt. Numri i studentëve po rritet, numri i shqiptarëve në mbështetje të studentëve po rritet dhe jemi në hapat e fundit të kësaj qeverie”, thotë ndër të tjera Hoti.
Ndërkohë, demokratët janë nisur nga Shkodra në Tiranë për të qenë pjesë e protestës.
The post Demokratët e Shkodrës nisen për në Tiranë, deputeti i PD: Të gjithë kundër qeverisë së korruptuar Rama appeared first on GIJOTINA.